Oliver kahn, drejtori menaxhues i Bayern Munich, iu përgjigj pyetjeve në lidhje me transferimin e Robert Lewandowski në barcelonë dhe borxhin e madh të akumuluar të klubit katalanas, i cili pradoksalisht vazhdon të shquhet për shpenzimet e tij të pakujdesshme.
“E kam të vështirë të vlerësoj nga distanca. Situata financiare e një klubi si Barcelona momentalisht është pak e ccuditshme por ata e dinë më mirë se si janë gjërat.”
Kujtojmë se pak ditë më parë, Nagelsmann, tekniku i bavarezëve, tha të njëjtat gjëra me habi se si Barcelona është në borxhe të mëdha dhe përsëri ka para për të blerë lojtarë të nivelit të lartë./ h.ll/albeu.com