Bayern Munich dëshiron të forcojë mbrojtjen në këtë afat kalimtar. Trajneri i bavarezëve, Thomas Tuchel, nuk është plotësisht i bindur për kontributin e Matthijs de Ligt, i cili gjatë sezonit u ndal nga probleme të shumta fizike, për këtë arsye tekniku u ka kërkuar drejtuesve të klubit një afrim në prapavijë.
Objektivi është Ronald Araujo i Barcelonës, teksa në bazë të asaj që shkruan Sport Bild, kampionët e Gjermanisë janë të gatshëm të vendosnin në tavolinë një shifër shumë të lartë, afër 75 milionë euro.
Pavarësisht super-ofertës, klubi katalanas nuk do të donte të privonte veten nga shërbimet e Araujo, siç e bëri të ditur vetë trajneri Xavi, gjatë një interviste të dhënë për Movistar: “A do Bayern Araujo? Ne nuk planifikojmë ta shesim, në fakt nuk është në shitje”. /balkanweb/