Bashkia do San Siron, Inter dhe Milan thërriten për propozimin e ri

Bashkia e Milanos vijon me përpjekjet për të mos lejuar Interin dhe Milanin të largohen nga “San Siro” dhe të ndërtojnë stadiumet e tyre moderne në zona të tjerë të kryeqendrës së veriut italian.

Këtë të enjte, drejtuesit më të lartë të dy klubeve kanë zbarkuar në bashkinë e qytetit për t’u takuar me kryebashkiakun Sala dhe për t’u njohur me propozimin e ri për rikonstruksionin e stadiumit ikonik.

Bëhet fjalë për një propozim të kompanisë së mirënjohur “WeBuild” e cila ka marrë përsipër të rikonstrukturojë dhe modernizojë stadiumin, pa detyruar skuadrat të largohen nga aty.

Në letër bëhet fjalë për një propozim interesant, që josh jo pak edhe dy klubet, megjithatë mbetet të shihet sa bindës ka qenë plani i kompanisë ndërtuese për të modernizuar “San Siron” paralelisht me zhvillimin e ndeshjeve aty nga klubet përkatëse. /abcnews.al


Shtuar 22.02.2024 18:43