Barcola mungon në listën e PSG-së ndaj Rennes, Liverpooli përgatit ofertën e re

Bradley Barcola nuk do të jetë pjesë e Paris Saint-Germain për ndeshjen e së dielës në transfertë kundër Rennes, ndërsa Liverpooli vijon përpjekjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez.

Të lidhura

None found

Edhe pse reprezentuesi i Francës mori pjesë në seancën stërvitore të PSG-së të shtunën, Luis Enrique vendosi të mos e përfshinte në skuadrën e grumbulluar për këtë përballje.

Mungesa e Barcolas nuk lidhet me një problem fizik, por besohet se është pasojë e pasigurisë që rrethon të ardhmen e tij. Ndërkohë, diskutimet mes dy klubeve vijojnë.

Liverpooli i ka dorëzuar PSG-së një ofertë me vlerë nga 80 deri në 90 milionë euro, por kampionët francezë e kanë refuzuar atë. Megjithatë, negociatat mbeten të hapura dhe anglezët pritet të paraqesin një propozim tjetër.

Gazetari Fabrice Hawkins raporton se PSG-ja kërkon rreth 170 milionë euro për ta lejuar largimin e Barcolas. Liverpooli po punon për një ofertë të re, e cila pritet t’i afrohet ndjeshëm shumës së kërkuar nga klubi francez.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomBetparibuHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet giriş