Barcelonës i ofrohet mundësia për të nënshkruar me Bruno Fernandesin

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes thuhet se i është ofruar Barcelons nga agjenti i tij, Jorge Mendes.

Marrëdhënia e ngushtë e Barcelonës dhe veçanërisht e presidentit Joan Laporta me super-agjentin Jorge Mendes është e dokumentuar mirë dhe kjo ka bërë që gjigantët katalanas të bëjnë disa marrëveshje të mira.

Joao Felix dhe Joao Cancelo u bashkuan verën e kaluar në marrëveshje huazimi relativisht të lira dhe portugezi mund të ndihmojë në orkestrimin e marrëveshjeve të tjera edhe këtë herë.

Sipas gazetës katalunase El Nacional, Bruno Fernandes mund të jetë ylli i fundit portugez që do të zbukurojë Barcelonën, pasi pretendohet se kapiteni i Manchester United u është ofruar Blaugranave nga Mendes, i cili është agjenti i tij.

29-vjeçari konsiderohet të jetë një nga mesfushorët kryesorë me tipare sulmuese në Ligën Premier, edhe pse rezultati i tij këtë sezon ka qenë i dobët.

Fernandes zë një pozicion që Barcelona dëshiron ta forcojë, pasi ata nuk kanë asnjë lojtar hibrid në skuadrën e tyre, përveç ndoshta Fermin Lopez.

Portugezi do të ishte një përforcim i shkëlqyer, por me tarifën që do të kërkonte United, ka të ngjarë që ai të ishte i papërballueshëm. /Telegrafi/


Shtuar 23.03.2024 14:43