Dhimbjet në gjurin e majtë gjatë stërvitjes me Barcelonën kanë rezultuar fatale për Martin Braithwaite.
Klubi i Barcelonës ka konfirmuar se danezi ka probleme serioze me gjurin dhe do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim.
Sipas Gerard Romeros i cili është burim i afërt i klubit, lojtari pritet të mungoj rreth 3-4 muaj.
Futbollisti danez ka bërë tre paraqitje në ligë deri më tani këtë sezon duke kompletuar 226 minuta.
Në ditën e hapjes së sezonit kundër Real Sociedad në Camp Nou, sulmuesi shënoi dy herë dhe dhuroi një asist. /albeu.com/