Barcelona “zaptohet” nga Covid-19, një tjetër futbollist del pozitiv

Pas rezultateve pozitive të djeshme nga Dani Alves dhe Lenglet, Barcelona njoftoi sot se një tjetër lojtar ka dalë pozitiv me Covid-19.

“Jordi Alba ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ai nuk do të marrë pjesë në stërvitjen e kësaj të marte.

Alba është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vendosur në izolim në shtëpi.

Klubi ka njoftuar tashmë autoritetet kompetente”, është shprehur klubi i Barcelonës në një njoftim zyrtar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.12.2021 13:55