Barcelona vazhdon të “fusë ujë” në mbrojtje, ylli Bayernit përfundon në radarin e katalanasve

Edhe pse Barcelona ishte “mbretëresha” e merkatos që lam pas duke e përforcuar skuadrën në të gjitha reparet me emra që do të gjithë i kanë zili, sërish prapavija po fut edhe për shkak të dëmtimeve.

Përtej krizës ekonomike dhe riskut të madh të marrë nga Laporta, klubi sipas Sport i ka vënë syrin super-yllit të Bayern Munich, Alphonso Devies.

Barcelona synon që Davies të jetë nën urdhërat e Xavi-t në verën e 2023.

Për anësorin e majtë, raportohet se katalanasit janë duke hasur konkurrencë të fortë me rivalët e tyre të përbetuar, Real Madridi.

Bayernin nuk pritet që ta lëshojë lehtë një nga lojtarët kyç për të tashmen dhe të ardhmen e skuadrës, por në fund paraja është tunduese./albeu.com


Shtuar 17.10.2022 16:36