Skuadra e Barcelonës është në kërkim të një mbrojtësi anësor dhe kur të gjithë mendonin se në Katalunja do të zbarkonte Azpilicueta, ky i fundit ka suprizuar duke vendosur që të rinovojë kontratën me “Blutë”.
Skuadra e Barçës ka shfrenuar fantazinë duke u hedhur në sulm për yllin e Liverpoolit edhe pse në vështirësi të mëdha financiare.
Sipas asaj që raporton Sport Bible, “blaugranat” janë të gatshëm të ofrojnë jo pak, por plot 67 milion funte për anglezin.
Ende nuk ka një ofertë zytare, por kjo mund të ndodhë në ditët në vazhdim.
Gjithësesi, përkundër vullnetit që mund të ekzistojë te Barcelona dhe asaj se çfarë ata treguan se janë në gjendje të bëjnë në këtë merkato, ky operacion duket tejet i vështirë./albeu.com