Barcelona shënon fitore të thellë ndaj Getafes

Barcelona ka vazhduar me rezultate pozitive, duke arkëtuar pikët e plota ndaj Getafes.

Katalunasit ishin të hatashëm duke triumfuar me rezultat të thellë 4:0, sfidë e vlefshme për xhiron e 26-të në La Liga.

Raphinha e kaloi Barcelonën në epërsi pasi mori një asistim fantastik nga Jules Kounde (20’).

Katalunasit vazhduan të dominonin, me Joao Felix që e dyfishoi epërsinë pas asistimit të Christensenit (53’).

Ndërsa, ishte mesfushori Frenkie de Jong që u përkujdes për golin e tretë pas asistimit të Raphinhas (61’).

Kurse, fitoren e vulosi talenti Fermin Lopez me një goditje vollej (90+3′).

Me këtë triumf, Barcelona ngjitët në pozitën e dytë në tabelë me 57 pikë, pesë më pak se Reali që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Getafe qëndron në vendin e 10-të me 34 sosh.


Shtuar 25.02.2024 00:30