Barcelona rigjen fitoren në La Liga (VIDEO)

Në “Camp Nou”, Barcelona mposhti  3-1 Valencian.

Pjesa e parë edhe pse pësoi nje gol të shpejtë nga Gaya në 5’, ishte shumë e mirë për vendasit menjëherë morën frenat e lojës në dorë dhe me Ansu Fati barazoi në 13’ ndërsa me Depay kaloi në avantazh në 42’ me penallti.

Pjesa e dytë pati emocione të tjera teksa me Fati që doli nga loja, pati momente të bukura edhe për Coutinhon i cili shënoi në 85’ duke u rikthyer te goli pas një kohe shumë të gjatë.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 15 pikëve duke u future në shinat e kampionatit dhe luftës për titull./albeu.com/


Shtuar 17.10.2021 23:09