Burime nga Diario Sport raportojnë se Barcelona ka finalizuar një marrëveshje me Fenerbahçen për të blerë shërbimet e portierit kroat, Dominik Livakoviç.
Të lidhura
None found
Klubi katalanas ka arritur akordin për një shumë prej 3 milionë eurosh, përfshirë këtu edhe pagesa shtesë në formë bonusesh. Strategjia e Barcelonës parashikon që gardiani kroat të luajë në huazim te Dinamo Zagrebi gjatë këtij edicioni, dhe më pas t’i bashkohet skuadrës në vitin 2027.
Synimi i Barcelonës është që Livakoviç të marrë rolin e zëvendësuesit të Joan Garcias, duke filluar nga sezoni 2027/28. Në atë moment, kontrata e portierit të dytë aktual, Wojciech Szczesny, do të ketë skaduar.
Portieri 31-vjeçar ishte zgjedhja e parë e Kroacisë në Kupën e Botës 2026, turne ku skuadra e tij u ndal në raundin e 1/8-ve pas një disfate kundër Portugalisë.
Livakoviç numëron në total 79 paraqitje me fanellën e kombëtares kroate.
Gjysma e dytë e sezonit të shkuar e gjeti atë sërish te Dinamo Zagrebi në formë huazimi, pasi eksperienca e tij e parë e stinorit te Girona rezultoi një kapitull që më mirë të harrohej.
