sport

Barcelona po përgatitet t’i jap fund bashkëpunimit 26 vjeçar me Niken, klubi planifikon revolucion me fanellat

Barcelona së shpejti do të bëjë një lëvizje të papritur, pasi planifikon të ndërpresë kontratën me prodhuesin e pajisjeve Nike, e cila ka qenë në fuqi që nga viti 1998.

Edhe pse kjo kontratë i sjell klubit 85 milionë euro në vit, ata janë të pakënaqur dhe po kërkojnë një zgjidhje alternative.

Siç shkruan Sport, drejtuesit e Barcelonës janë gati të bëjnë një lëvizje revolucionare dhe të krijojnë markën e tyre që do të prodhonte pajisje për ekipin e parë dhe La Masia.

Është e qartë se në këtë mënyrë Barcelona planifikon të rrisë të ardhurat, pasi aktualisht nga Nike merr vetëm një përqindje e të ardhurave totale nga shitja e fanellave dhe pajisjeve të tjera.

Një tjetër opsion është nënshkrimi i një kontrate me Puma-n, e cila i ofron pak më shumë se 100 milionë euro në sezon gjigantit katalanas, por presidenti i Barcelonës, Joan Laporta njoftoi krijimin e markës së tyre në një deklaratë për RAC1 disa javë më parë.

Vendimi përfundimtar duhet të merret gjatë muajit mars sepse plani është që në fund të sezonit të përfundojë bashkëpunimi me Niken.

Në Barcelonë duan të ndahen me Nike në mënyrë të dakordësuar, sepse në të kundërt marka amerikane mund ta raportojë klubin për shkelje të kontratës që zgjat deri në verën e vitit 2028. /Telegrafi/

të fundit

Modeli më i rafinuar i Toyota-s merr teknologjinë e re hibride për vitin 2027

Do të duhet të shikoni me kujdes për të dalluar ndryshimet që Toyota bëri në Crown 2027, sepse përditësimet më…

5 minutes ago

Murder of ex-partner’s parents in Roskovec and the perpetrator’s suicide, lawyer Greta Ambeli: Alarm bell for society, preventive policies are needed

Juristja Greta Ambeli, e ftuar në emisionin “News24 Fundjavë” me Megi Latifin, ka komentuar ngjarjen e rëndë që tronditi dje…

5 minutes ago

Edicion i kufizuar i Lamborghini-t, i rezervuar për klientët në Japoni

Lamborghini ka përgatitur një version të veçantë të modelit Revuelto Impavido, i cili do të jetë i disponueshëm vetëm për…

6 minutes ago

60-year-old arrested in Lushnjë after wounding cousin in dispute / Name

Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës pasi dyshohet se ka plagosur rëndë me thikë kushëririn e tij, pas…

6 minutes ago

Andonovska: Institute of Public Health Not Responsible for Monitoring Water Quality and Safety

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, e ftuar në emisionin "Tema e Ditës" në Sitel, kushtuar situatës së…

7 minutes ago

BDI challenges VLEN: Why stay in the executive if you admit you have no power?

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar me kritika të ashpra ndaj drejtuesve të koalicionit VLEN, duke kërkuar përgjigje pas…

8 minutes ago