Barcelona përballet me sanksione të ashpra nga UEFA – nuk përjashtohet heqja e pikëve në Ligën e Kampionëve

Gazeta The Times raporton se Barcelona ka shkelur përsëri rregullat e fair-play-t financiar (FFP) dhe kërcënohet me humbjen e pikëve në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

Sipas mediumit britanik, UEFA do të publikojë së shpejti një listë të klubeve që kanë shkelur FFP-në, me Barcelonën në krye të saj.

Në vitin 2023, UEFA e gjobiti Barcelonën me 500,000 euro për raportim të gabuar të të ardhurave, pasi klubi shiti përqindje të fitimeve nga të drejtat televizive dhe i raportoi si fitim. Me shkeljet e reja, gjoba pritet të jetë shumë më e rëndë.

UEFA parashikon tre masa për shkelje të përsëritur: reduktim të numrit të lojtarëve të regjistruar në Champions, gjobë më të madhe, ose heqje pikësh në Ligën e Kampionëve të ardhshëm.

Gjithashtu, The Times raporton se Chelsea dhe Aston Villa janë nën hetim dhe mund të përballen me gjoba prej 500,000 eurosh, po ashtu si Barcelona për herë të parë.


Shtuar 4.06.2025 17:25