Barcelona e ka ende në radar sulmuesin e Bayern Munichut, Harry Kane, sipas raportimit të Sportsmail.
Të lidhura
None found
Klubi katalanas u ka kërkuar më parë përfaqësuesve të kapitenit të Anglisë informacion mbi kushtet e një transferimi të mundshëm. Drejtuesit e Barcelonës planifikojnë ta rihapin çështjen e Kane, teksa po përpiqen të gjejnë një sulmues të klasit të lartë për të marrë drejtimin e repartit ofensiv.
Gjithsesi, sinjalet e para të ardhura nga rrethi i lojtarit bëjnë të ditur se ai ndihet mirë në Gjermani. Për momentin, Kane ka si përparësi zhvillimin e diskutimeve me Bayern Munichun për rinovimin e kontratës.
Pavarësisht qëndrimit të tij, Barcelona e konsideron 33-vjeçarin një prej alternativave kryesore për sulmin. Klubi do të ndjekë me vëmendje zhvillimet dhe mund të tentojë hapjen e negociatave nëse para përfundimit të afatit kalimtar shfaqet mundësia për të arritur një marrëveshje.
Sezoni i fundit i Kane me Bayern Munichun ishte i jashtëzakonshëm, pasi ai realizoi 36 gola në Bundesliga dhe fitoi për herë të dytë Këpucën e Artë.
Megjithatë, informacionet më të fundit nga Gjermania konfirmojnë se sulmuesi anglez është i kënaqur në Mynih dhe po përgatitet të diskutojë zgjatjen e kontratës së tij.
