Barcelona nuk ka arritur të marr më shumë se sa një barazim ndaj Granada me rezultat 3-3 në La Liga.
Barcelona kaloi e para në epërsi në minutën e 14-të, kur Joao Cancelo asistoi te Lamine Yamal që shënoi për 1-0.
Por pa u mbyllur pjesa e parë, Ricard Sanchez shënoi për 1-1 pas asistimit të Facundo Pellistrit.
Në pjesën e dytë ndryshuan rolet, pasi që Granada shënoi e para, kur Facundo Pellistri përfitoi nga asistimi i Myrto Uzunir për 2-1.
Por Barcelona barazoi shumë shpejtë me Robert Lewandowskin që mori një asistim nga Ilkay Gundogan për 2-2.
Se Granada ishte në formë tregon edhe momenti i radhës, kur pas dy minutash kthyen epërsinë, me Ignasi Miquel për 3-2.
Në minutën e 81-të, pasi Lamine Yamal barazoi shifrat për 3-3.
Deri në fund nuk kishte gola të tjerë dhe Barcelona nuk shfrytëzoi rastin të afrohej me Gironan, pasi ka 51 pikë, pesë më pak se vendi i dytë dhe dhjetë më pak se vendi i parë.