Barcelona mes tre skuadrave angleze për të siguruar shërbimet e Saul Niguez

Saul Niguez është emri i madh që do të largohet nga Atletico Madridi gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori spanjoll ka qenë ndër lojtarët kryesorë të Atleticos viteve të fundit, por raportet mes futbollistit dhe klubit janë prishur.

Atletico është gati ta shes këtë verë yllin e tyre dhe po pret ofertën më të mirë financiare.

Nga ana tjetër Barcelona vazhdon të monitorojë situatën e futbollistit edhe pse shkëmbimi me Antoine Griezmann ka rënë poshtë, pasi nuk do të ndodhë.

Katalunasit janë duke pritur disa largimi nga mesfusha dhe do të tentojnë afrimin e mesfushorit spanjoll.

Por gjiganti katalunas nuk do ta ketë aspak të lehtë afrimin e lojtarit, pasi ai kërkohet nga tri skuadra të mëdha angleze.

Chelsea, Manchester United dhe Liverpool gjithashtu janë në garë për ta marrë spanjollin.Atletico Madrid synon të fitojë rreth 60 milionë euro nga shitja e Saul Niguezit.


Shtuar 2.08.2021 15:47