Barcelona me vështirësi fiton ndaj Barbastros dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit

Barcelona ka shënuar fitore si mysafir ndaj Barbastros me rezultat 3-2 për të kaluar tutje në Kupën e Mbretit.

Katalanasit e mbyllën pjesën e parë në epërsi Fermin Lopez në minutën e 19-të.

Me të filluar pjesa e dytë, Raphinha shënoi për 2-0 në minutën e 51-të.

Ndeshja u hap në minutën e 60-të, kur Adria De Mesa Garrido shënoi për 2-1.

Por Barcelona ktheu epërsinë e dy golave me penalltinë e kthyer në gol nga Robert Lewandowskit në minutën e 88-të.

Edhe vendasit shënuan edhe një herë në kohën shtesë për rezultatin 3-2. /Telegrafi/


Shtuar 7.01.2024 23:11