Barcelona me tre dëmtime të reja, Xavi me një ekip “gjysmak”

Për të mos mjaftuar barazimi ndaj Celta Vigo me rezultatin 3-3, Barcelona merr dhe tre lajmë negative gjatë asaj ndeshje.

Katalanasit tashmë kanë 3 dëmtime të reja në klub. Ansu Fati, Eric Garcia dhe Nico Gonzalez janë dëmtuar ndeshjen e djeshme. Fati u largua në pjesën e parë pasi përjetoi një tërheqje muskulare në kofshë pasi ishte duke vrapuar. Për klubin është një shqetësim i madh sepse ndeshjet e fundit Ansu Fati ka qënë një lojtar shumë i rëndësishëm. Talenti spanjoll tashmë do të humbasi dhe ndeshjet me kombëtaren e tij.

Eric Garcia gjithashtu u largua nga fusha e lojës në pjesën e parë pasi pati një shqetësim në pulpë. Ndërsa në pjesën e dytë Nico Gonzalez u largua pas një problemi muskular.

Tashmë në infermierinë e Barcelonës ndodhen 11 lojtarë ta dëmtuar. Dest, Pique, Sergi Roberto, Pedri, Braithëaite, Dembele, Aguero, Neto dhe tashmë Ansu Fati , Eric Garcia, Nico Gonzalez janë të gjithë lojtarët e dëmtuar nga Barcelona.

Xavi sapo ka gjetur një ekip “gjysmak” por ai shpreson që pas pushimit me kombëtaret të rikuperojë shumicën e lojtarëve./h.ll/albeu.com


Shtuar 7.11.2021 08:28

Tags: