Barcelona largohet nga gara për Kimmichin shkaku i gjigantit evropian

Barcelona kishte sytë për një mesfushor të fortë mbrojtës që kur i tha lamtumirë Sergio Busquets verën e kaluar.

Xavi kishte vënë fokusin e tij te Josua Kimmich si zgjedhja kryesore për të plotësuar boshllëkun e veteranit, por problemet financiare të klubit i penguan ata të bënin një lëvizje gjatë verës.

Në vend të kësaj, ata zgjodhën Oriol Romeun, por ai nuk i ka përmbushur pritshmëritë e klubit.

Deri vonë, Kimmich mbeti në listën e dëshirave të Barcelonës, por tani, sipas Diario Sport, ata po tërhiqen nga gara për lojtarin e Bayern Munichut.

Çmimi i madh prej 75 milionë euro nuk është pengesa e vetme, pasi PSG thuhet se është tashmë në bisedime për lëvizjen e mundshme të 28-vjeçarit.

Klubi francez ka raporte të mira me Bavarezët, pasi ndër vite kanë shkëmbyer lojtarë dhe duket si një marrëveshje e lehtë për t’u arritur. /Telegrafi/


Shtuar 10.01.2024 19:09