Barcelona kërkon me ngulm një sulmues nga Premier League, këto janë 3 alternativat

Barcelona po planifikon të përforcojë skuadrën me një sulmues nga Premier League në janar.

Sipas Marca-s, spanjollët kanë vënë në shënjestër një treshe sulmuesish, me Timo Werner (Chelsea), Edinson Cavani (Manchester United) dhe Raheem Sterling (Manchester City).

Blaugranat janë në vendin e nëntë të La Liga-s pas një fillim shumë të keq të sezonit.

Katalanasit kanë probleme ekonomike dhe blerjet e mundshme në janar mund të financohen edhe nga largimi i disa lojtarëve.


Shtuar 11.11.2021 09:13