Lëndimi i rëndë në gju i Frenkie de Jongut e ka detyruar Barcelonën të përshpejtojë gjetjen e një mesfushori defensiv, dhe kapiteni i Manchester Cityt, Rodri, është shndërruar në objektivin kryesor të katalanasve për të mbuluar këtë mungesë.
Të lidhura
None found
Sipas informacioneve të gazetarit Matteo Moretto për Radio MARCA, trajneri Hansi Flick ka mbetur me pak zgjidhje në këtë repart, dhe drejtuesit e klubit kanë nisur menjëherë nga puna për të siguruar një lojtar me karakteristika mbrojtëse.
Barcelona ndodhet ende në fazat e para të operacionit, duke kontaktuar ndërmjetës për të vlerësuar mundësinë e transferimit, sidomos përballë kufizimeve financiare dhe kufijve të pagave që ka klubi.
Megjithatë, Real Madridi duket se ka një avantazh në këtë garë. Sipas raportimeve, “Los Blancos” kanë filluar tashmë bisedimet direkte me Manchester Cityn, i cili e ka vlerësuar kartonin e Rodrit në një shifër midis 50 dhe 60 milionë eurosh.
Rodri, 30 vjeç, ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me kampionët anglezë dhe në rast largimi nga “Etihad Stadium”, prioriteti i tij është të rikthehet në La Liga.
Ky synim i lojtarit i mban shpresat gjallë si për Barcelonën ashtu edhe për Real Madridin, të cilët pritet të përfshihen në një duel të nxehtë gjatë merkatos së verës për shërbimet e një prej mesfushorëve më të mirë në botë.
