Me Robert Lewandowskin, të cilit i skadon kontrata në vitin 2026, Barcelona po konsideron seriozisht nënshkrimin e Viktor Gyokeres për sulmin.
Portugezët e “Bola” janë të sigurt për këtë: për të ulur kërkesën e Sportingut të Lisbonës (shuma e klauzolës është 100 milionë euro) spanjollët do të donin të përfshinin kartonin e Vitor Roque në marrëveshje.
Sulmuesi suedez po kalon një moment të artë në karrierë dhe këtë sezon ka arritur që tani shifrën e 20 golave në të gjitha kompeticionet me fanellën e Sportingut të Lisbonës.