Barcelona futet në garë për shërbimet e Kounde

Klubi spanjoll, Barcelona, është futur në garë për mbrojtësin e Sevillas, Jules Kounde.

 

Sipas ‘Mundo Deportivo’, “Blaugranët” janë të interesuar për shërbimet e Kounde.

Interesim për mbrojtësin 22-vjeçar, kanë shfaqur disa klube angleze dhe Real Madridi, por Sevilla po kërkon 80 milionë për shitjen e tij, që për momentin asnjë ekip nuk është e gatshme ti ofrojë.

Përveç Koundes, Barcelona ka edhe opsione tjera për repartin e mbrojtjes si: Matthijs de Ligt dhe Aymeric Laporte

Shtuar 7.06.2021 09:06