Barcelona futet në garë për Ayyoub Bouaddi, por konkurrenca për talentin e Lille është e ashpër

Barcelona po mban nën vëzhgim të afërt emrat më premtues të futbollit europian me synimin për të përforcuar skuadrën në të ardhmen, dhe një nga profilet që ka hyrë së fundmi në fokusin e klubit katalanas është mesfushori i Lille, Ayyoub Bouaddi.

Në strukturën sportive të Barcelonës, me Deco në krye, puna është e përqendruar te afrimi i lojtarëve të rinj që në sezonet e ardhshme mund t’i japin ekipit më shumë ekuilibër, qartësi taktike dhe cilësi në repartin të mesit.

Të lidhura

None found

Gjithsesi, te klubi katalanas e dinë se misioni për të marrë 18-vjeçarin nuk paraqitet aspak i thjeshtë, pasi interesimi për të vjen edhe nga disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit europian.

Në këtë moment, Arsenali dhe Paris Saint-Germain shihen si skuadrat më të favorizuara në betejën për talentin franko-maroken, por në listën e klubeve të interesuara figurojnë edhe Liverpooli, Manchester City, Chelsea, Manchester United, Bayern Munich dhe Real Madridi.

Bouaddi ka rënë në sy jo vetëm për atë që tregon në fushë, por edhe për profilin e tij intelektual.

Ai vlerësohet si një lojtar me qasje analitike, me një aftësi të spikatur për ta kuptuar lojën, për të menaxhuar hapësirat dhe për të diktuar ritmin e ndeshjes me një pjekuri të pazakontë për moshën që ka.

I lindur në Francë dhe me prejardhje marokene, ai bëri debutimin në futbollin profesionist kur ishte vetëm 16 vjeç dhe që nga ai moment është kthyer në një prej talenteve më premtuese të futbollit europian.

Nga ana e saj, Lille nuk është e gatshme të ndahet lehtë me yllin e vet. Sipas raportimeve, klubi francez kërkon nga 70 deri në 80 milionë euro për kartonin e mesfushorit, i cili mbetet nën kontratë edhe për tri sezone të tjera.

Arsenali, sipas raportimeve, ka ofruar 60 milionë euro, por kjo shumë është hedhur poshtë nga drejtuesit e Lille.

Më herët, vetë futbollisti kishte zgjedhur të mos pranonte mundësinë për t’iu bashkuar PSG-së, pasi preferonte një mjedis ku do të kishte më shumë hapësirë për t’u zhvilluar dhe për të luajtur më shumë minuta.

Pas një sezoni shumë pozitiv, ku regjistroi 30 paraqitje në kampionatin francez, Bouaddi po e vlerëson me kujdes hapin e ardhshëm të karrierës së tij.

Sipas vlerësimeve të tregut, vlera e tij aktuale llogaritet rreth 50 milionë euro, por interesi i madh nga klubet e shumta mund ta çojë çmimin e tij dukshëm më lart gjatë kësaj vere.


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbet