Barcelona do të fluturojë drejt Napolit me vetëm 300 tifozë

Ditën e nesërme në mbrëmje do të luhet ndeshja e kthimit midis Napolit dhe Barcelonës për 1/16 e Europa League.

Ekipi mbërriti ditën e sotme në Itali ku po qëndron në një hotel buzë detit në Partenope.

Bashkë me ta kanë mbërritur një pjesë e 300 tifozëve që do të jenë të pranishëm nga pala spanjolle për të ndjekur Barcelonën në Maradona stadium.

Policia e Napolit thotë se kjo nuk është një ndeshje e rrezikshme për tifozët, duke pasur parasysh mungesën e precedentëve mes grupeve të organizuara mbështetëse dhe atë që ndodhi një javë më parë në Barcelonë, ku para dhe pas ndeshjes në Camp Nou nuk pati tensione midis dy palëve.

Kapaciteti I autorizuar i stadiumit “Diego Armando Maradona” është 75%, pra 42 mijë spektatorë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.02.2022 14:36