Barcelona dhe Juventus janë të interesuara për Gundogan

Për Ilkay Gundogan janë interesuar dy klubet kryesore evropiane.

Mesfushori 31-vjeçar mund të largohet nga Manchester City për shkak të pakënaqësisë që në fund të sezonit të kaluar nuk hynte gjithmonë në formacionin titullar.

Mesfushori i kombëtares gjermane është piketuar nga Barcelona dhe Juventus. Të dy klubet po monitorojnë situatën e tij, raporton Tuttosport duke cituar Bild.

Gundogan dëshiron të gjejë një ekip ku mund të luajë rregullisht përpara Kupës së Botës 2022. /albeu.com/


Shtuar 10.06.2022 08:38