Barcelona dhe Atletico ndajnë pikët, Reali ka në dorë fitimin e titullit kampion (VIDEO)

Ka përfunduar në barazim pa gola super ndeshja mes Barcelonës dhe Atletico Madridin e vlefshme për javën  e 35 të kampionatit spanjoll.

Ky rezultat i jep mundësinë Realit në rast fitoreje nesër me Sevillan të ngjitet në krye.

Në pjesën e parë, skuadrat patën kujdes nga njëra tjetra megjithatë rastet nuk munguan.

Messi pati një rast të mirë në min 42’, pas një depërtimi të shkëlqyer, por që topi shkoi jashtë kuadratit të portës.

Edhe Suarez pati një rast të mirë në anën tjetër, por nuk arriti në kohë që të plasojë goditje.

Pjesa e parë përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë, Messi vazhdoi të kërkonte golin, Barca arriti ta dërgonte topin në rrjetë por ishte i parregullt.

Rezultati përfundimtar, Barcelona 0-0 Atletico Madrid.

Pas këtij barazimi, Atletico Madrid gjendet në pozitën e parë me 77 pikë, ndërsa Barcelona në pozitën e dytë me 75 pikë dhe Reali ka 74 pikë në vendin e tretë që ka një ndeshje më pak.


Shtuar 8.05.2021 18:11