Barcelona bën publike kohën dhe vendin e prezantimit të Agueros (FOTO LAJM)

Sergio Aguero do të jetë lojtar i ri i Barcelonës nga sezoni 2020/2021.

Argjentinasi erdhi si transferim i lirë nga Manchester City dhe ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2023.

Ashtu edhe siç ishte bërë e ditur, ndeshja ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve do të ishte e fundit për të në fanellën e “Citizens”.

Barcelona e ka rezervuar në uebfaqen e saj orën 18:15 për transmetim direkt sic thuhet prezantimin e Sergio Agueros.

32 vjeçari do të prezantohet në “Camp Nou”.

Aguero ka përfunduar testet mjekësore më herët gjatë ditës në Barcelonë.


Shtuar 31.05.2021 15:49