Mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde duhet të vendosë sa më parë për të ardhmen e tij me disa ekipe që janë në garë për të.
Francezi ishte shumë pranë kalimit në Premier League në ditët e para të merkatos, por gjithçka ndryshoi me futjen në garë të Barcelonës.
Së fundmi Chelsea ka prezantuar ofertën e fundit, e cila mund të tundojë lojtarin me pagën e lartë të ofruar, gati dyfish i asaj që është e gatshme të japë Barcelona.
Sipas gazetarit të njohur Gerrardo Moreno, “blutë” kalonnë sërish në “pole position” dhe gjithçka mund të finalizohet në orët në vazhdim./albeu.com