Barça “ngeci” në barazim ndaj Napolit, Pique: Duhej të fitonim 4-1 ose 5-1

Barcelona nuk mundi të siguronte një fitore përballë Napolit në Camp Nou në ndeshjen e parë të fazës së 1/16 të Europa League, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e dytë.

Katalanasit krijuan një mori rastesh, por nuk arritën të konkludonin në gol, përpos një penalltie të ekzekutuar saktë nga Ferran Torres.

Pas ndeshje, veterani i mbrojtjes, Gerard Pique ka “qarë” rastet e humburëa dhe theksoi se ekipi i tij duhet të kishte fituar me një rezultat të thellë.

“Tani kemi atë ndjenjën që mund ta kishim kaluar këtë ndeshje lehtësisht me rezultatin 4-1 ose 5-1. Rezultati nuk është aq i mirë dhe gjithçka është e hapur. Kur të dojë të hyjë goli, do të hyjë.

Shanset janë dhe do të finalizojmë, është thjesht çështje kohe dhe besimi. Nëse Barcelona luan kështu, jam i bindur se ne mund të fitojmë Europa League. Është një kompeticion që na emocionon dhe duam ta fitojmë atë.

Sa i takon Dembele, e kam thënë se njerëzit janë të lirë për gjithçka. Gjithsesi ata duhet ta dinë se të vërshëllesh gjatë ndeshjes nuk është gjë e mirë. E kuptoj që ka njerëz të mërzitur, por le të vërshëllejnë në fund të ndeshjes”, tha Pique. /albeu.com


Shtuar 18.02.2022 08:56