Barca Femeni ka mposhtur 4-0 skuadrën e femrave të Real Madridit në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.
Një mënyrë e mjaftueshme për t’u hakmarrë për humbjen e meshkujve të dielën e kaluar. Blaugranaset dominuan plotësisht ndeshjen me 66 për qind posedim të topit dhe 21 gjuajtje në portën e madrileneve.
Mariona Caldentey realizoi dy gola, dy golat e tjerë u shënuan nga ajo që shkëlqeu në Kupën e Botës, Salma Paralluelo.
Barcelona do të përballet me Levanten në finalen e Superkupës, skuadra e dytë më e mirë në Spanjë këtë sezon.
Megjithatë, Barcelona është favorit, si ekip me 13 fitore në 13 ndeshje dhe vetëm 3 gola të pësuar deri më tani.
Barcelona është në fakt skuadra më e pozicionuar për të fituar absolutisht gjithçka përsëri këtë sezon. /Telegrafi/