Barça: Aubameyang më në fund duhet të huazohet te Chelsea

Pierre-Emerick Aubameyang, viktimë e një vjedhjeje të dhunshme me familjen e tij gjatë së cilës ai dëmtoi nofullën ndërsa përballej me hajdutët. Ky dëmtim i minutës së fundit, i pësuar gjatë natës nga e diela në të hënë, dukej se rrezikonte largimin e tij nga Barcelona te Chelsea.

Pavarësisht kësaj, Blutë mbeten të interesuar për 33-vjeçarin, por klubi londinez dëshiron ta kthejë shitjen fillestare në një marrëveshje huazimi sipas Sport.

Në orët e fundit janë intensifikuar bisedimet mes dy klubeve dhe të gjitha palët shpresojnë të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur. Rikthimi i Aubameyang në Premier League po bëhet më i qartë. /albeu.com/


Shtuar 31.08.2022 16:26