Ballkani ka siguruar një vend në dhjetëshen e klubeve me më shumë paraqitje në historinë e Ligës së Konferencës, edhe pse në dy sezonet e fundit nuk ka arritur të kalojë në fazën e grupeve.
“Xhebrailat” hynë në histori pasi u bënë klubi i parë që u kualifikua në fazën e grupeve të një kompeticioni madhor, ndërsa në atë periudhë zhvilluan një futboll tërheqës nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja.
Të lidhura
None found
Sipas renditjes së publikuar nga “Football Meets Data”, Ballkani pozicionohet i shtati me 36 ndeshje të zhvilluara që nga krijimi i Ligës së Konferencës. Të njëjtin numër paraqitjesh e kanë edhe klubi zviceran Basel dhe SK Rapid i Austrisë.
Në krye të klasifikimit qëndron Fiorentina, me 60 paraqitje. Pas saj renditen Gent i Belgjikës me 56 ndeshje dhe AZ Alkmaar me 54.
Lista e plotë:
Ballkani nuk pati fat as në kualifikueset e këtij viti, ku u eliminua pas gjuajtjeve të penalltive nga Bohemians, klubi irlandez.
Për momentin, vetëm Drita mbetet në garë për të arritur sërish fazën e grupeve. Ekipi kosovar ka avancuar në raundin e tretë kualifikues, ku do të përballet me Tre Fiorin nga San Marino.//
