Ballkani nis me largimet, mbrojtësi i majtë dhe portieri lënë dardanët

Ballkani ka bërë dy largimet e para teksa Albin Karpa dhe Andrea Hoxha nuk do të jenë më pjesë e ekipit. Suharekasit njoftojnë me një postim në rrjete sociale se kanë shkëputur kontratat me dy futbollistët të cilëve u uron suksese në të ardhmen.

Mbrojtësi i majtë Karpa është prodhim i akademisë dhe këtë sezon nuk ka gjetur hapsira nga konkurenca e fortë me Trashin dhe Ismajlgecin. E ardhmja e tij do të vazhdojë te klubi i FC Liria.

Portieri Hoxha u afrua në merkaton e verës dhe poashtu nuk ka marrë minuta duke kërkuar largimin te drejtuesit të cilët e kanë pranuar dhe e lënë të lirë në merkato për të gjetur një aventurë të re.


Shtuar 11.01.2024 21:34

Tags: