Europa dhe Conference League/ Ballkani ka dy ndeshje për të bërë mrekullinë

Sot do të luhen ndeshjet e radhës të grupeve të Europa League dhe Conference League.

Vëmendja është tek ekipi kosovar i Ballkanit, ku ata do të ndeshen sot në fushën e tyre në orën 21:00 përballë Slavia Prague, ndeshje e vlefshme për grupet e Conference League.

Ende nuk është mbyllur asgjë në grupin e tyre, me Ballkanin që ndodhet në vendin e fundit me 4 pikë, po aq sa vendi i tretë që është Slavia Prague. Vendi i parë dhe i dytë zihet nga Sivasspor dhe CFR Cluj me nga 7 pikë. Kanë mbetur edhe dy ndeshje për të luajtur, dhe për Ballkanin është ende e hapur për një kualifikim të mundshëm./ h.ll/albeu.com

Të gjitha ndeshjet e Europa dhe Conference League: