Ballkani ka bërë publik formacionin startues për ndeshjen e dytë kundër Connah’s Quay Nomads, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Të lidhura
None found
Pasi sfida e parë përfundoi pa gola, 0:0, ekipi nga Suhareka kërkon ta sigurojë kalimin në raundin e dytë përpara mbështetësve të vet.
Mislav Karoglan ka zgjedhur një qasje ofensive, duke i besuar repartit të avancuar Valentin Serbe, Almi Klinaku dhe Engjëll Ajazaj.
Skuadra që del fituese nga ky duel do të sigurojë një vend në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ballkani: Golubovic, Vokrri, Batarelo, Halili, Dosso, Sabanadzovic, Giovanni, Kuç, Klinaku, Serebe, Ajazaj.
Connah’s Quay: Renshaw, Stone, Cowan, Deane, Flynn, Ferguson, Jones, Shariff, West, Murray dhe Franklin.
