Bajrami bën me zemër Milanin, kuqezinjtë triumfojnë në sekondat e fundit

Ndeshje e çmendur ka rezultuar sfida mes Empolit dhe Milanit.

Kuqezinjtë po udhëhiqnin 0-1 me golin e Rebic, por Bajrami realizoi në shtesa duke barazuar 1-1. Por ku u mendua se të dy ekipet do merrnin nga një pikë, Ballo-Toure dhe Leao realizuan në fund duke i dhënë 3 pikë të arta Milanit.

Si përfundim, skuadra e Piolit me këtë fitore 1-3 ngjitet në vendin e 3 në Serie A, me vetëm 3 pikë larg kreut që mbahet nga Napoli. /G.D albeu.com/

Renditja:

Shtuar 1.10.2022 22:46

Tags: