Bajern Mynih-Leverkusen, barazim spektakolar në “Allianz Arena”

Bajern Mynih dhe Bajer Leverkusen kanë ndarë pikët sot në një sfidë spektakolare në “Allianz Arena”, të mbyllur me shifrat 2-2.

Dueli mes dy skuadrave ka qenë spektakolar që në minutat e parë, pasi nuk munguan rastet në të dy portat. Kejn i dha shpejt avantazhin bavarezëve, por Grimaldo barazoi shifrat me një goditje dënimi spektakolare.

Më pas vijoi një seri rastesh të pabesueshme të humbura në të dy portat, me Kejn në një anë e Bonifejs në tjetrën që nuk arritën të çonin topin në rrjetë. Goretzka u duk se kishte siguruar tre pikët për Bajernin me golin e tij në minutën e 86-të. Por në shtesën e sfidës, një penallti e dhënë me VAR për një të shtyrë të Dejvis, solli barazimin përfundimtar 2-2 të sigluar nga Palacios.

Kështu, Bajern Mynih dhe Bajer Leverkusen ndajnë pikët, ashtu si edhe vendin e parë në renditje ku tashmë të dy skuadrat kanë nga 10 pikë.


Shtuar 15.09.2023 23:49