Zhgënjen Kosova, ndalet në barazim përballë Andorës

Kosova nuk ia ka dalë të siguronte fitoren e parë në këto kualifikuese, pasi është ndalur në barazimin e papritur 1-1 në shtëpi përballë Andorrës.

Edhe pse kjo ishte një ndeshje ku “Dardanët” mendohej se do të merrnin pikë për të ndjekur skuadrat e kreut, gjërat nuk kanë shkuar sipas planeve në Prishtinë.

Në pjesën e parë, Kosova iu afrua rrallëherë portës kundërshtare, edhe pse kishte kontrollin e plotë të lojës.

Ajo e nisi më me ritëm pjesën e dytë dhe thumboi disa herë sidomos pas aktivizimi të Zhegrovës. Ky i fundit gjeti golin e avantazhit në minutën e 59 pas një aksioni spektakolar.

Por vetëm 3 minuta me vonë, erdhi goli i barazimit pas një pasigurie në zhvillimin e një goditje dënimi.

Pavarësisht tentativave të skuadrës kosovare, shifrat nuk ndryshuan deri në fund të ndeshjes dhe sfida u mbyll me shifrat 1-1.


Shtuar 28.03.2023 22:56