Autogoli, golashënuesi më i mirë i Francës në Euro 2024

Franca eliminoi Belgjikën në fazën e 1/8-ve të finales të Euro 2024, duke përfituar nga një autogol i shënuar nga Jan Vertonghen, në përpjekje për të bllokuar me trup një goditje të Randal Kolo Muanit.

Në fund doli një trajektore që befasoi portierin belg Casteels, i cili ishte vendimtar për kualifikimin nënë çerekfinale për të besuarit e Deschamps.

Nga tre golat e shënuar nga Franca në këtë Europian, vetëm njëri ka shënues, ai i Kylian Mbappe nga penalltia në barazimin ndaj Polonisë, dy të tjerët janë autogola. As një lojtar francez nuk arriti të shënonte asnjë gol nga loja.

Ndër të tjera, është autogoli i nëntë në këtë Euro 2024: mungojnë vetëm dy të tjerë për të barazuar rekordin e njëmbëdhjetë të arritur në Kampionatin e fundit Evropian, të fituar nga Italia.


Shtuar 1.07.2024 22:02