Atmosferë elektrizuese në Dortumund, tifozët Kuq e Zi dhurojnë spektakël (VIDEO)

Shqipëria do të përballet sonte me Italinë në ndeshjen e parë të finaleve të kampionatit evropian. Një sfidë që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël, për të gjithë shqiptarët kudo që janë kjo dhe për faktin se stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit pritet të ketë rreth 50 mijë tifozë shqiptarë në mbështetje të kombëtares.

Atmosfera elektrizuese ka nisur në Dortmund, ku tifozët Kuq e Zi, janë mbledhur në mbështetje të Kombëtares. Me daulle dhe me thirrjet “Shqipëri-Shqipëri”, tifozët kanë ndezur motorët për t’i dhënë forcë dhe kurajo lojtarëve të kombëtares, të cilët zbresin në orën 21:00 në fushën e blertë.

 


Shtuar 15.06.2024 13:16