Atletico Madridi mbyll derën për transferimin e Alvarez te Barcelona: “Mundësitë janë 0%

Atletico Madridi ka reaguar me tone të forta ndaj zhvillimeve që lidhen me Julián Álvarez dhe interesimin e Barcelonës për sulmuesin argjentinas.

Të lidhura

None found

MARCA raporton se drejtuesit e klubit nga Madridi janë të zemëruar me mënyrën se si është menaxhuar kjo çështje. Sipas tyre, situata i ka shkaktuar Atletico-s dëm financiar dhe ka cenuar njëkohësisht imazhin e klubit.

Burime nga brenda Atletico-s janë shprehur: “Lojtari po portretizohet si viktimë, por viktimat e vetme në rastin Julián jemi ne”.

Pavarësisht këmbënguljes së vazhdueshme të klubit katalanas, pozicioni i madrilenëve mbetet kategorik: Álvarez nuk do të transferohet te Barcelona.

Drejtuesit e Atletico Madridit sqarojnë se refuzimi nuk lidhet me aspektin financiar, por me një çështje parimi.

“Ka 0% shanse që ta shesim te Barça. Kjo situatë nuk ka të bëjë me paratë, por me dinjitetin”, raportohet të kenë deklaruar zyrtarët e klubit.

Në vlerësimin e tyre, gjatë muajve të fundit janë përhapur “gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta”, ndërsa Atletico është pala që po pëson pasojat më të mëdha.

Klubi madrilen synon gjithashtu të plotësojë ankesën e paraqitur më herët. Në versionin e përditësuar pritet të përfshihen edhe veprimet që Atletico pretendon se janë kryer nga Barcelona dhe nga përfaqësuesi i futbollistit, Fernando Hidalgo.

Atletico thotë se i propozoi Álvarezit një marrëveshje të re në mars, përmes së cilës ai do të bëhej futbollisti më i paguar në skuadër. Paga e tij do të kalonte nga 7 në 10 milionë euro, por sulmuesi e refuzoi ofertën.

Sipas pretendimit të klubit, ishte përcaktuar edhe data 20 qershor si afati i fundit për paraqitjen e një oferte prej 150 milionë eurosh, pa llogaritur komisionet. Megjithatë, një propozim i tillë nuk mbërriti asnjëherë në zyrat e Atletico Madridit.

Megjithëse marrëdhëniet janë tensionuar, Atletico thekson se Álvarez do të vazhdojë ta ketë mbështetjen e klubit për gjendjen e tij shëndetësore.

Argjentinasi aktualisht ndodhet jashtë skuadrës pasi nuk ndihet mirë. Klubi i ka vënë në dispozicion stafin mjekësor dhe synon që ai të rikthehet në ekip vetëm pasi të jetë plotësisht i gatshëm.

Nga ana tjetër, Atletico nënvizon se problemet e shëndetit mendor kërkojnë trajtim serioz dhe se përdorimi i çështjeve të tilla brenda një përplasjeje për transferim është i papranueshëm.

Përfundimisht, vendimi i Atletico Madridit nuk ka ndryshuar: Julián Álvarez nuk do t’i shitet Barcelonës.


sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişcasinoroyalholiganbetholiganbet girişholiganbet girişholiganbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişMadridbetKralbetmeritkingdinamobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelermarsbahisGrandpashabetcasinofastjojobet giriş