Atletico Madridi kampion i La Ligas, mposht me përmbysje Valladolidin (VIDEO)

Atletico Madrid ka arritur të marrë pikët më të rëndësishme të sezonit.

“Los Colchoneros” u gjendën në disavantazh në pjesën e parë, ku dukej se gjërat nuk po shkonin mirë për ta.

Ishte futbollisti i Valladolid, Plano i cili shënoi gol në min 18’.

Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Atletico Madridi dukej skuadër tjetër në fushë. Carrasco pas një depërtimi të mirë asistoi për Angel Correa i cili me një goditje maestrale shënoi në min 57’.

Pas vetëm 10 minutash, ishte Luis Suarez i cili u bë heroi i takimit, por edhe i këtij sezoni. Uruguajani shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Valladolidit duke shënuar golin e fitores në min 67’.

Rezultati përfundimtar, Valladolid 1-2 Atletico Madrid.

Atletico Madridi shpallet Kampion i La Ligas me 86 pikë, pesë më shumë se Real Madridi.


Shtuar 22.05.2021 19:52