Atletico Madrid do të kërkojë të fitojë nga Joao Felix rreth 60 milionë euro në verë, shkruan Mundo Deportivo.
Kjo shumë është më pak se sa pretendohej fillimisht, pasi në vitin 2023 shkruhej se për të pasur anësorin do të duheshin të paktën 80 milionë euro.
Megjithatë, është më shumë se ajo që Barcelona mund të përballojë të shpenzojë për momentin – katalanasit janë në vështirësi financiare.
Për më tepër, katalanasit po shpresojnë të mbajnë Felixin në huazim edhe për sezonin e ardhshëm.
Los Colchoneros nuk janë shumë entuziastë për këtë ide pasi Diego Simeone dëshiron që e ardhmja e Felix të mbyllet përpara se turneu i tyre veror para-sezonal të fillojë në korrik.
Agjenti i anësorit, Jorge Mendes, e di mirë situatën dhe thuhet se tashmë po punon për të gjetur një zgjidhje.
Por nëse gjërat nuk shkojnë si fuan, Felix mund ta gjejë veten duke shkuar në një destinacion tjetër – larg Barcelonës dhe Atletico Madridit.
Në këtë rast, Barça do të duhet të kërkojë një anësor të ri diku tjetër. /Telegrafi/