Atletico Madrid, gati super oferta për yllin e Serisë A nëse nuk rinovon

“AS” ka shkruar për një interesim të madh nga Spanja për Lorenzo Insigne-n, një nga lojtarët me kontratën në skadencë qershorin e ardhshëm që po tërheq vëmendjen e gjysmës së Europës.

Atletico Madrid, në fakt, ka informuar numrin 24 të Napoli-t se do t’i bëjë një ofertë të rëndësishme nëse nuk rinovon kontratën.

Një rast i ri i mundshëm “Donnarumma” që rrezikon të turbullojë të gjithë sezonin e Napoli-t, siç ka ndodhur me Milan-in para se të hiqte dorë nga negociatat për rinovimin.


Shtuar 13.08.2021 16:57