Atalanta ka arritur të marrë një fitore në shtëpinë e Udineses me rezultatin 2-5.
Serinë e golave e hapën zikaltërit me anë të Pasaliç në minutën e 17-të. 5 minuta më vonë ishte Muriel i cili dyfishoi rezultatin.
Për të mos mjaftuar ky rezultat në pjesën e parë, Malinovsky shënon dhe golin e tretë në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë ishin vendasit që shënuan me anë të Molina në minutën e 59-të.
Atalanta e kishte ndeshjen totalisht në duar ku në minutën e 76-të Muriel shënon përsëri. Beto dyfishon rezultatin për Udinesen por Maehle shënon të pestin në minutën e 89-të. Atalanta e pangopur shënon edhe të gjashtin në minutën e 92-të me anë të Pessina.
Nga ana tjetër Napoli ka fituar me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm e shënoi Petagna në minutën e 43-të.
Atalanta ndodhet në vendin e katërt me 41 pikë ndërsa Napoli në vendin e tretë me 43 pikë./ h.ll/albeu.com