Asnjë reagim nga lojtarët e Liverpool në golin e dytë të pësuar, tifozët krijojnë debat (VIDEO)

Në mbrëmjen e djeshme Liverpool u mposht thellë nga Napoli në “Maradona” stadium me rezultatin 4-1.

Goli i dytë i shënuar nga Napoli, ka krijuar debate të shumta. Pas një aksioni të bukur nga Zielinski dhe Anguissa, mbrojtja e Liverpool nuk u përpoq fare ta ndalonte këtë aksion, ku më pas Anguissa e dërgoi topin në rrjetë.

Tifozët dhe dashamirësit e sportit filluan menjëherë të krijojnë debate në rrjetet sociale. Asnjë reagim nga mbrojtja e ekipi anglez, gjë e cila ka krijuar nervozizëm.

Disa komente ishin: “ Seriozisht?! Për çfarë paguhen këta?”

“Duket sikur e kanë lejuar vetë këtë humbje, turp për këta!”

“Duhet me patjetër të merren masa, kjo është shokuese, si mund ta lejojnë këtë gjë?”/ h.ll/albeu.com