Asnjë minutë në Europian, Naser Aliji e mbyll me falenderime: Edhe pse nuk luajta ishte një përvojë e mrekullueshme, ju jam mirënjohës

Naser Aliji përjetoi emocionet e një Europiani për herë të dytë, por fatkeqësisht për të nuk mundi të luante asnjë minutë në fushën e lojës.

Per këtë mbrojtësi ka reaguar në rrjetet sociale. Aliji është shumë falenderues për tifozët që i kanë dhënë skuadrës shumë mbështetje, ndërsa nënvizon se edhe pse nuk luajti për të ishte një përvojë e mrekullueshme.

“Faleminderit gjithve për mbështetjen e mrekullueshme! Ne kemi pasur pa dyshim tifozët më të mirë????????❤️ Edhe pse nuk kam luajtur, ishte një përvojë e mrekullueshme për mua për të cilën jam shumë mirënjohës. ❤️???????? #euro2024 #albania”, ka shkruar mbrojtësi.

View this post on Instagram

A post shared by Naser Aliji (@naseraliji)


Shtuar 26.06.2024 14:59