Interi eliminoi Barcelonën në gjysmëfinalen e Champions. Zikaltrit do të luajnë në finalen e Mynihut, ndërsa pjesë e tyre është edhe Kristjan Asllani.
Mesfushori shqiptar nuk ka fituar minuta në dy gjysmëfinalet me Barçën, megjithatë pas ndeshjes tha fjalën e tij.
“Shumë i lumtur, e dinim që ndeshje shumë e vështirë, por jemi shumë të lumtur.
Kam 3 vite këtu, dy finale Champions, edhe pse po luaj pak, por jam shumë i lumtur. Kemi një finale për të luajtur, tani kemi kohë edhe për kampionatin.
Kurrë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë, por jemi të lumtur për këtë finale.
Kanë qenë dy ndeshje shumë të bukura edhe për tifozët edhe për ata që ishin në shtëpi.
Jemi të lumtur për spektaklin që kemi dhënë, por edhe Barcelona ka luajtur shumë mirë. Skuadër shumë e fortë, por jemi të lumtur që kemi shkuar në finale”, tha fillimisht Asllani.
Keni shumë mbështetës në Shqipëri, Kosovë dhe gjithandej ku ka shqiptarë. Cili është mesazhi yt për gjithë mbështetësit dhe pse do të dëshironin të shikonin në ndeshje?
“Për gjithë shqiptarët jam pa fjalë. E dimë çfarë kanë bërë shqiptarët në Europian, gjithë tifozët, i falenderoj edhe tani, gjithë kosovarët.
E dimë që për 1 muaj kemi ndeshje shumë të vështirë në shtëpinë tonë, në Tiranë, presim tifozët se na duhen”, u shpreh Asllani pas ndeshjes.